Premier League “pushtohet” nga Covid-19

Disa futbollistë të kampionatit anglez duke kaluar pushimet në ishullin grek, Mikonos

Premier League “pushtohet” nga Covid-19

22:30 19/08/2020

Premier League-a angleze mesa duket do të ketë probleme me situatën e pandemisë. Edhe pse në kohën e para-sezonit, mediat britanike shkruajnë se ka pasur një rritje rastesh të futbollistëve të infektuar me Covid-19 që i janë rikthyer sërvitjeve.

Emrat nuk bëhen të ditur, por mësohet se bëhet fjalë për 14 totale për 12 klube të ndryshme. Kanë qenë të ndryshëm futbollistët anglezë dhe jo vetëm, por që luajnë në Angli që kaluan pushimet në disa vende me raste në rritje infektimesh, si Greqia.

Kampionët e Liverpool-it kanë regjistruar gjithashtu një rast pozitiv këtë javë përpara nisjes në Austri për parapërgatitjet e sezonit.

Një sërë skuadrash të tjera nga elita e kampionatit anglez kanë nisur përgatitjet. Vetëm Manchester City, Wolverhampton, dhe Manchester United kanë marrë disa ditë pushime për shkak të angazhimit në Champions League dhe Europa League./tvklan.al






Të ngjashme