Premier League, vetëm 4 stadiume me tifozë
Masat anti-COVID ndalojnë shikuesit anglezë
Vetëm katër skuadra të Premier League do të lejohet të hapin dyert e stadiumeve për tifozët në mesin e pandemisë së COVID-19. Kurba në rritje e numrit të rasteve ka detyruar autoritetet që të marrin masa dhe ato që përfitojnë janë, Everton dhe Liverpool në pjesën perëndimore të vendit dhe ato të bregdetit jugor, Brighton e Southampton.
Kjo do të thotë që 6 klubet e Premier League angleze me bazë në Londër nuk do të lejohen të kenë shikues në shkallët e stadiumeve, pasi kryeqytetin britanik tejkalon limitin për numrin me të lartë të të infektuarve për 100 mijë banorë. E njëjta situatë edhe në Manchester, ku penalizohen 2 ekipet e këtij qytetit, United dhe City.
Numri i tifozëve në shkallët e stadiumeve nuk do të jetë aq sa kapaciteti, pasi qeveria britanike ka lejuar një numër prej 2 mijë spektatorësh në ndeshje. Me këtë vendim, takimi i vetëm i kësaj mes jave në kampionatin anglez të futbollit që do të luhet me prezencë tifozësh do të jetë ai i “Anfield Road” mes Liverpool dhe Tottenham. Duel që pritet të përcaktojë edhe kryesuesin e Premier League, pasi aktualisht kreu ndahet nga të dy skuadrat në kuotë të njëjtë pikësh.
Tv Klan