Premiera e filmit “Funeral Biznes” (19 Gusht 1999)
Kinemaja moderne Millenium këtë radhë paraqet në premierë një film shqiptar. Pas “Mumjes” së Hollivudit ka qënë familja Xhuvani ajo që është prezantuar para publikut me filmin e tyre të ri “Funeral Biznes”. Është një film me metrazh të shkurter që fabulën e merr nga ngjarjet e Marsit të vitit 1997.
Ka qënë një financim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë që ka bërë të mundur realizimin e këtij filmi. Nuk është hera e parë që Dhimitër, Gjergj dhe Luiza Xhuvani prezantohen sëbashku në një film. Ky film është përzgjedhur nga juria pranuese e Festivalit të Venecias për të marrë pjesë në konkurim në seksionin e filmit me metrazh të shkurtër. Prezantimi i sotëm ishte para premierë pasi filmi pret të konkurojë së pari në Venecia./tvklan.al