Prençi: Të shpallet emergjenca në Shkodër, të nisin hetimet për rrugën e re të Velipojës
Përkeqësimi i situatës së reshjeve në Shkodër ka bërë që Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi të kërkojë shpalljen emergjente të pjesshme në qytetin e Shkodrës. Prençi ka folur në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave në qytetin e Shkodrës.
“Situata është e rëndë në Anë të Malit dhe Dajç, situata ka ndryshuar nuk jemi si disa ditë më parë. Kërkoj që në këtë tryeze të thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar. Investimi në rrugën e re të Velipojës është skandaloz. Të thirret në këtë tryeze edhe Benet Beci. Ajo rrugë po gropos punën tonë. Puna që po bëhet në atë rrugë po zgjeron hartën e përmbytjes. Ai investim nuk ka marrë parasysh atë që ka ndodhur në këtë zonë me përmbytjet e 2010- 2011. Si mund të bëhet një investim i tillë në 2018. Do t’i drejtohem edhe vetë Prokurorisë. Nuk mund të rri pa e thënë e këtë gjë
”, tha Premçi.
/tvklan.al