Prenë pa leje dru në Dajt, procedohen 3 persona

Foto ilustruese

Prenë pa leje dru në Dajt, procedohen 3 persona

10:11 01/12/2020

Policia e Tiranës ka sekuestruar sot 3 mjete të mbushura me lëndë drusore, pasi nuk kishin dokumentacion përkatës.

Në një njoftim për mediat, blutë e Tiranës bëjnë me dije se “bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën e Dajtit, disa persona po transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, dhe në vijim të kontrolleve të ushtruara, konkretisht në guroren e ish-minierës, kanë konstatuar 3 automjete të ngarkuara me 12m3 lëndë drusore, për të cilën drejtuesit e mjeteve nuk dispononin dokumentacionin përkatës”.

Lidhur më ketë aksion proceduar në gjendje të lirë për S. H., 25 vjeç, E. M., 23 vjeç dhe L. C., 54 vjeç, pasi akuzohen për prerje të paligjshme të druve./tvklan.al






Të ngjashme