“Pres prej 25 – vitesh që ai të rikthehet”
Zemra e kësaj nëne nuk do të gjejë kurrë qetësi, derisa djali i saj të gjendet.
Kanë kaluar 25 vite që nga zhdukja e Ben, por 43 – vjeçarja Kerry Needham, nuk dorëzohet. Megjithatë, pas kaq shumë kohe, gruaja i druhet fakti se djali saj mund të ketë vdekur. Duke folur për “Daily Mirror” ajo rrëfeu se tashmë policia nuk po kërkon më për një person të gjallë. Autoritetet britanike pritet që muajin e ardhshëm të udhëtojnë drejt Greqisë, pasi dyshojnë se trupi i tij mund të jetë varrosur atje. Kjo është hera e dytë që autoritetet gërmojnë tokën në ishullin e Kos, ku Ben u zhduk. Në 2012 – ën, një grup specialistësh gërmuan hapësirën përballë shtëpisë ku i vogli u pa për herë të fundit, pas dyshimeve të policisë helene se i mituri kishte vdekur. Nëna rrëfen se pas gërmimeve, u bind se djali i saj ishte ende gjallë. Por pas gjithë këtyre viteve, shpresat e Kerry po shuhen, pas vendimit të autoriteteve për të kërkuar sërish për trupin e tij. Ben Needham ishte vetëm 21 muajsh kur u zhduk në ishullin grek Kos, në vitin 1991, në rrethana misterioze. Kërkimet për të kanë vijuar për vite me radhë, por deri më sot nuk kanë qenë të suksesshme./tvklan.al