Presheva e shkatërruar dhe e djegur nga forcat jugosllave (16 Maj 2001)


Presheva e shkatërruar dhe e djegur nga forcat jugosllave (16 Maj 2001)

14:35 16/05/2001

Forcat jugosllave kanë marrë nën kontroll fshatin Rahovicë pas luftimeve të 2-3 ditëve të fundit me Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës. Sipas shifrave të dhëna nga ushtria jugosllave, 14 luftëtarë shqiptarë janë vrarë në këto luftime larg kufirit me Maqedoninë. Ndërsa luftëtarët shqiptarë thonë se janë vrarë vetëm 5 vetë.

Ndërkaq, fshatarët e Rahovicës po kthehen në shtëpitë e tyre. Por, ata janë ankuar se luftëtarët serbë u kanë shkaktuar dëme shtëpive në kohën që ata nuk ishin aty. Ndërkaq, paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë kanë ofruar amnisti për të gjithë luftëtarët shqiptarë në Serbinë jugore. Në rast se ata kapërcejnë kufirin, hyjnë në Kosovë dhe dorëzohen brenda 8 ditësh./tvklan.al






Të ngjashme