Presidenti Amerikan Bill Klinton – (20 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Presidenti Amerikan Bill Klinton u zotua sot se SHBA do të ndihmoj Shqipërinë për tu rimëkëmbur nga kaosi ekonomik e social i shkaktuar nga lufta në Kosovë. Klinton rregjistroj një mesazh televiziv për popullin shqiptar një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai do të vizitoj Maqedoninë ditën e martë.
Maqedonia dhe Shqipëria përballuan peshën kryesore të krizës së refugjatëve tha Klinton. Amerika do të bëjë gjithçka për të ndihmuar në rimëkëmbjen tuaj nga trazirat ekonomike e sociale të shkaktuar nga lufta. Lidhur me qëndrimin e amerikanëve ai tha dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë për qëndrimin kurajoz që ata mbajtën ndaj paqes për tolerancën në Europën Juglindore.
Klinton gjatë një turneu një javor në europë tha se refugjatët shqiptar etnik do të duhet të qëndrojnë ende në Shqipëri dhe trupat e tjera të Natos do të duhet të vendosen aty për të mbështetur futjen në Kosovë si paqeruajtës.
Për popullin shqiptar do të ketë një mundësi për thellimin e partneritetit me Naton dhe integrimin e saj në Europë përfundoj presidenti Bill Klinton./tvklan.al