Presidenti Bamir Topi për pavarësinë e Kosovës (2008)


Presidenti Bamir Topi për pavarësinë e Kosovës (2008)

Autori: Blendi Fevziu

23:47 24/01/2008

Opinion-Presidenti Bamir Topi ka dhënë një intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në prag të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Topi u shpreh se pas takimeve të realizuara me ndërkombëtarët jo vetëm në kuadër të pozicionit të Presidentit ka parë një klimë pozitive lidhur me pavarësinë e Kosovës. Presidenti shtoi se data dhe mënyra se si do të realizohet shpallja e pavarësisë do të bëhen evidente nga institucioni i Parlamenti.

“Kam bërë takime jo vetëm në kuadër të pozicionit të Presidentit dhe kam gjetur një klimë pozitive. Progresi është i dukshëm dhe ka një pozicionim të organizuar për çështjen e Kosovës. Të gjithë janë të përgatitur që Kosova po shkon drejt pavarësisë, por askush nuk flet për një datë ekzakte apo për mënyrën se si do të realizohet shpallja e pavarësisë. Kjo do të bëhet evidente nga Parlamenti i Kosovës dhe do të njihet më pas hap pas hapi. Nga ajo çfarë kuptohet të gjithë duan që pavarësia e Kosovës të vijë në mënyrë shumë të qetë dhe të natyrshme”, tha Topi./tvklan.al

I ftuar: Bamir Topi, President i Shqipërisë  






Të ngjashme