Presidenti i Brazilit, pozitiv me Covid-19


Presidenti i Brazilit, pozitiv me Covid-19

20:51 07/07/2020

Pak muaj më parë e konsideroi thjeshtë “një grip të lehtë”

Presidenti i Brazilit konfirmohet pozitiv me koronavirus. Prej kohesh, ai kishte bërë deklarata nënvlerësuese në publik për virusin Covid-19, duke e konsideruar një grip të lehtë dhe se nuk do të prekej asnjëherë seriozisht prej tij.

Por prej ditësh Bolzonaro kishte shfaqur simptomat e prekjes nga koronavirusi, mes të tjerash edhe temperaturë të lehtë dhe pasi kreu testin, rezultoi pozitiv.

Shifrat e pandemisë në Brazil janë të larta. Të hënën u regjistruan 65 mijë të vdekur nga koronavirusi dhe më shumë se 1.6 milion të prekur. Pavarësisht këtyre të dhënave, Bolsonaro ka kërkuar lehtësimin e masave të karantinës dhe ka akuzuar median për përhapjen e panikut.

Tv Klan






Të ngjashme