Presidenti Bush fillon punën me bllokimin e disa prej vendimeve të Klinton – (21 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Vetëm pak orë pas përfundimit të ceremonive festive me rastin e inaugurimit të tij, presidenti i ri amerikan Xhorxh Bush, ka filluar nga puna. Urdhri i tij i parë ka të bëjë me bllokimin e disa vendimeve ekzekutive, të miratuara nga paraardhësi i tij Bill Klinton, gjatë ditëve të fundit të tij në pushtet. Bushi ka bllokuar vendimet e administratës demokrate, lidhur me kujdesin shëndetësor dhe ambientin, ndërkohë që javën tjetër Bushi do t’i paraqesë kongresit, programin republikan për arsimin.
Demokratët nuk paraqitën ndonjë kundërshtim të fortë, lidhur me kundërshtimet e para të Bushit, por në Kongresin Amerikan mund të ketë debat, lidhur me planin e Bushit për arsimin. Megjithatë njerëzit në rrugë nuk kanë pritur gjatë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj Bushit. Një pjesë e tyre kanë protestuar kundër tij./tvklan.al