Presidenti çek uron Metën
Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka marrë një mesazh urimi nga homologu i tij çek, Milos Zeman. Në mesazhin e tij, Presidenti Zeman shprehet i bindur se fryma pozitive mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
“I nderuar President! Më lejoni, t’ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj. Është kënaqësi për mua që marrëdhëniet midisi dy vendeve tona janë miqësore, pa probleme dhe që zhvillohen në mënyrë të suksesshme në shumë fusha. Shpreh bindjen time që kjo frymë pozitive do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe që ne të dy, në funksionet tona presidenciale, do të kontribuojmë në fuqizimin e saj. Me kënaqësi, z.President, do t’ju uroja shëndet të mirë dhe shumë suksese në jetën tuaj profesionale dhe private. Me respekt, Milos Zeman President i Republikës Çeke”,
thuhet në mesazhin e urimit./tvklan.al