Presidenti dekreton Alaudin Malaj për në Gjykatën e Lartë
Presidenti dekreton Alaudin Malaj për në Gjykatën e Lartë
Shpërndaje
16:31 10/03/2014Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Alaudin Malajt si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Dekreti vjen pas krijimit të vakancës në këtë Gjykatë me largimin Ardian Dvoranit dhe pas konsultimeve që kreu i shtetit bëri me kryetarët e grupeve parlamentare.Në arsyetimin e dekretit, presidenti sqaron se në kandidaturën e zotit Alaudin Malaj, si një konkurrues që vjen nga radhët e gjyqësorit, ka vlerësuar përvojën dhe vjetërsinë në profesion si dhe treguesit mbi përformancën e tij si gjyqtar dhe si drejtues gjykate.Alaudin Malaj ka ushtruar profesionin e gjyqtarit të shkallës së parë për rreth 3 vjet dhe prej rreth 17 vitesh ushtron funksionin e gjyqtarit në gjykatë apeli. Prej muajit nëntor 2011 ai kryen edhe funksionin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë.