Presidenti dekreton buxhetin 2017
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar sot buxhetin për vitin 2017 –të. Kreu i shtetit publikoi në faqen e tij zyrtare dekretin në fjalë, i cili hyn në fuqi menjëherë.
Buxheti për vitin 2017 u miratua nga Kuvendi në seancën plenare të 16 Dhjetorit me 80 vota pro. Në votimin për buxhetin e vitit të ardhshëm opozita nuk mori pjesë./tvklan.al