Presidenti dekreton kabinetin e ri qeveritar


Presidenti dekreton kabinetin e ri qeveritar

12:02 10/09/2017

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar këtë të diel kabinetin e ri qeveritar.

Kabineti i prezantuar prej 2 javësh pritet që marë edhe miratimin e parlamentit të hënën. Po gjatë kësaj seance, Kryeministri Edi Rama do të prezantojë edhe programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti Meta shpalli dekretin që emëronte Edi Ramën, Kryeministër të vendit./tvklan.al

 





Të ngjashme