Presidenti do dekorojë 38 martirët e Kishës Katolike


Presidenti do dekorojë 38 martirët e Kishës Katolike

15:10 07/11/2016

Presidenti Bujar Nishani do të nderojë me dekoratën më të lartë të Shtetit Shqiptar, 38 Martirët e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Zyra e shtypit pranë Kreut të Shtetit njofton se ceremonia solemne e dekorimeve do të zhvillohet ditën e mërkurë, në Pallatin e Brigadave me pjesëmarrjen e familjarëve të Martirëve, autoriteteve më të larta shtetërore, drejtuesve të Kishës Katolike në Shqipëri dhe përfaqësues nga Selia e Shenjtë, nga bashkësitë fetare shqiptare dhe akademikë, historianë dhe intelektualë./ tvklan.al






Të ngjashme