Presidenti Duka: Nuk jam dakord që De Biasi të largohet, por është vendimi i tij


Presidenti Duka: Nuk jam dakord që De Biasi të largohet, por është vendimi i tij

11:29 14/06/2017

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka deklaruar se nuk është dakord që trajneri Gianni De Biasi të largohet nga drejtimi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, por është vendimi i teknikut italian.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me De Biasin nga zyrat e FSHF, Duka falenderoi De Biasin për gjithçka ka bërë për Kombëtare dhe rezultatet historike që ka arritur.

“Misteri mendon që cikli i tij ka mbaruar, unë nuk mendoj ashtu.  Në asnjë rast nuk ka qenë mendimi që të mos vazhdojë më tej, nuk mund të them asnjë lloj konkluzioni përveç se De Biasi është trajneri më i mirë i Kombëtares Shqiptare dhe që ka pasur rezultatin historik deri më sot. Dua ta falenderoj, nga pikëpamja humane, miqësore nuk kam humbur asgjë sepse do të vazhdoj.

Raporti miqësor nga sot e tutje do të jetë akoma më i madh, për këtë jam shumë i sigurtë. Jam i emocionuar, kam qenë që nga dje, sepse vendimi për të ndërprerë pikërisht tani nuk ishte i konsoliduar mes nesh. S’më mbetet gjë tjetër, t’i uroj vetëm gjëra të mira në jetë, suksese profesionale, shëndet për vet Misterin dhe familjen e tij

”, tha Gianni De Biasi./

tvklan.al






Të ngjashme