Presidenti Duterte do të testohet për COVID-19


Presidenti Duterte do të testohet për COVID-19

10:18 12/03/2020

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte do të testohet për COVID-19, siç njoftoi në Facebook ndihmësi presidencial Bong Go.

Presidenti 75-vjeçar thuhet se do të kryejë këtë testim për të qenë të sigurtë e për të vijuar angazhimet publike dhe për të kryer detyrat e tij.

Vendimi u mor pasi disa anëtarë të kabinetit u ekspozuan ndaj rasteve të konfirmuara të virusit dhe tani janë nën vetëkarantinë, sipas CNN.

Filipinet konfirmuan 15 raste të reja të Martën, duke e çuar vendin në total në 35 persona të prekur nga koronavirus. /tvklan.al






Të ngjashme