Presidenti Gjerman Johanes Rau në Kosovë – (14 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Politika kosovare bën përçapje për një zgjidhje të përbashkët me OKB për të udhëhequr Kosovën deri në zgjedhje. Dje Kushner ka takuar lideret politike të Kosovës me Thaçin, Qosen, Rugovën etj, dhe mësohet se është biseduar për formimin e një trupe të përbashkët ekzekutive që do të udhëheqë Kosovën deri në zgjedhje.
Presidenti Gjerman Johanes Rau ka mbërritur sot në Kosovë ku u prit në Prishtinë nga Komandanti KFOR-it Gjenerali Klaus Rajnhard dhe Administratori i OKB në Kosovë, Bernard Kushner. Presidenti Gjerman në axhendën e tij pas Kosovës do të shkojë në Bosnje.
Ndërkohë minatorët shqiptarë kthehen në Trepçe 10 vjet pas dëbimit të tyre nga regjimi serb. Sipas Memorandumit të nënshkruar dje mes përfaqësuesve të UNMNIK-ut, pushtetit lokal në Mitrovicë dhe përfaqësuesve të minierës të Trepçes, më 15 Dhjetor do të kthehen në vendet e punës 200 minatorët e parë të cilët do përgatisin minieren për fillimin e punës të 1500 minatorëve.
Megjithese ka 6 muaj që kanë filluar kërkimet për masakrat deri tani nuk ka asnjë shifër të saktë për numrin e të vrarëve. Kryeprokurorja e Hagës Karla Ponte ka thënë se numri i të masakruarve është afërsisht në 2102 trupa dhe janë zbuluar 1/3 e varreve masive. Krime te shkaktuara nga serbët gjatë luftës në Kosovë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori