Presidenti Gjykanoviç në Moskë – (3 Gusht 1999)


Presidenti Gjykanoviç në Moskë – (3 Gusht 1999)

16:43 03/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Presidenti i Malit të Zi Milo Gjykanoviç ka vizituar në dy ditët e para të Gushtit Moskën, për një vizitë pune. Ai ka qenë i ftuar nga Ministri i Jashtëm Igor Ivanov, por ka patur takime dhe me kryeministrin Stepashin dhe kryetarin e Bashkisë së Moskës Juri Lushkov. Gjykanoviç ka deklaruar se Jugosllavia e sotme ka shance të ruhet kështu siç është vetëm në rast se demokratët serb do të kenë mundësi të ndikojnë në pozitën e Beogradit në lidhje me Malin e Zi.

Sot është nisur nga Aeroporti i Moskës një avion me 71 policë rusë do të marrin pjesë në forcën policore ndërkombëtare në Kosovë, bënë të ditur burime nga Ministria e Brendshme Ruse. Kontigjenti blu rus do të përbëhet gjithsej prej 210 vetësh. Po ashtu bëhet e ditur se përfundoi dërgimi i trupave ushtarake ruse që marrin pjesë në trupat e KFOR-it./tvklan.al






Të ngjashme