Presidenti grek uron Janullatosin për nënshtetësinë shqiptare
Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryepeshkopin Anastas Janullatos, të cilin e ka uruar për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, si dhe për festën e Krishtlindjes.
Sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra për shtyp e Presidencës shqiptare, thuhet se Pavlopoulos i “
shprehu urimet më të mira për festën e Krishtlindjeve dhe kënaqësinë e tij të sinqertë për dhënien e shtetësisë shqiptare, një veprim që vulos sjelljen e tij disa vjeçare shembullore dhe si një një qytetar shembull i Shqipërisë”.
Lajmi për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nga Janullatos është pritur mjaft mirë dhe është pasqyruar gjerësisht edhe në mediat greke.
/
tvklan.al