Presidenti i Filipineve zotohet se do sjellë sërish dënimin me vdekje
Presidenti i zgjedhur i Filipineve, Rodrigo Duterte është zotuar për rivendosjen e dënimit me vdekje, dhe iu ka dhënë forcave të sigurisë të drejtën për të qëlluar me armë dhe për të vrarë.
Politika e diskutueshme është e fundit nga lista e ndryshimeve që do të bëjë, përfshirë edhe ndalimin e alkoolit, duhanit dhe ngujimit për fëmijët.
Ai gjithashtu ka premtuar që pallatin presidencial ta shndërrojë në spital.
Duterte është i njohur me nofkën “ndëshkuesi” për shkatërrimin e krimit në kohën kur ishte kryetar bashkie i qytetit jugor në Davao.
Gjatë kohës së tij më shumë se 1 mijë kriminelë ishin vrarë nga forcat e sigurisë.
“Ajo çfarë do të bëjë tani është se do t’i kërkoj Kongresit që të rikthejë dënimin e vdekjes me varje”,
ka thënë 71-vjeçari.
Ai ka thënë se leja për të qëlluar do të jepet për figurat e krimeve të organizuara, dhe njerëzit që rezistojnë arrestimin./tvklan.al