Presidenti i jep nënshtetësinë shqiptare Imzot Frendos


Presidenti i jep nënshtetësinë shqiptare Imzot Frendos

19:19 25/04/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare për Imzot George Anthony Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë–Durrësit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë.

Presidenti e bëri publik vendimin gjatë meshës së mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, me rastin e 25-vjetorit të vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit vlerësoi kontributin dhe veprimtarinë e spikatur mbi 20-vjeçare të Imzot Frendo, në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare

"Imzot Frendo u shërbeu dhe kontribuoi me shpirt për të ndihmuar të varfrit dhe familjet në nevojë. Ai një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve".

"Falë nismave dhe veprës së tij u është ofruar punë e shërbime qindra njerëzve në nevojë"

, tha Meta. Më tej Presidenti tha se veprat e Imzot Frendo e shndërruan Kishën Katolike në një faktor multidinamik shpirtëror dhe faktor progresi në Shqipëri.

"Nder e privilegj në këtë meshë kaq të veçantë, nëpërmjet së cilës, na u përcollën mesazhe paqeje, mirësie, dashurie e humanizmi",

tha kreu i shtetit.

Nga ana e tij, Imzot Frendo e falenderoi përzemërsisht dhe me shumë mirënjohje Presidentin Meta.

"

Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëpërmjet këtij nderi që më bëri Presidenti Meta tani ndihem një prej jush dhe shumë krenar"

, tha ai.

/tvklan.al






Të ngjashme