Presidenti i KE Johnson i pakënaqur me dialogun politik në Shqipëri – (18 Prill 2001)


Presidenti i KE Johnson i pakënaqur me dialogun politik në Shqipëri – (18 Prill 2001)

19:35 18/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Më 24 Qershor, Këshilli i Europës do të sjellë në Shqipëri 24 vëzhgues. Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, lordi Rusell Johnson, u shfaq i pakënaqur me nivelin e dialogut politik dhe të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare. Është detyrë e qeverisë të sigurojë votën e qytetarëve, tha Johnson, por ajo nuk mund t’i detyrojë shtetasit të votojnë. Sipas lordit Johnson, problemi i listave të votuesve do të zgjidhej, nëse shtetasit do të pajiseshin me kartat e votuesit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme