Presidenti i klubit: Sadiku është i rëndësishëm për Zurich


Presidenti i klubit: Sadiku është i rëndësishëm për Zurich

14:47 12/09/2016

Armando Sadiku ishte protagonist me golin e tij në fitoren 1 – 0 të Kombëtares me Rumaninë në finalet e Euro 2016.

Interesim për të ishte nga disa ekipe, por ai nuk ndryshoi skuadër duke qëndruar te Zurich edhe pse ekipi po luan në ligën e dytë në Zvicër.

Presidenti i klubit zviceran, Ancillo Canepa delaroi për gazetën “Blick” se për sulmuesin shqiptar nuk pati oferta konkrete dhe se nuk deshi kurrë ta largonte, pasi ai do t’i ndihmojë të ngjiten përsëri në Superligën e Zvicrës.

Drejtuesi i Zurich sqaroi se nuk është kërkuar 9 milionë euro për Sadikun. Futbollisti shqiptar ka shënuar 4 gola në 7 javët e para të kampionatit.

Zurich ndodhet në krye të renditjes në kuotën e 19 pikëve. Pjesën e dytë të sezonit të kaluar Armando Sadiku u huazua te Vaduz, por kjo rezultat një lëvizje e gabuar, pasi në fund ishte Zurich që ra nga kategoria. /TV KLAN

 






Të ngjashme