Presidenti i Sllovenisë Pahor uron Ilir Metën


Presidenti i Sllovenisë Pahor uron Ilir Metën

12:54 11/05/2017

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i ka dërguar një letër urimi Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta. Presidenti Pahor i shpreh padurminin e tij për të bashkëpunuar akoma më tepër për marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve.

Letra e plotë e Presidentit Borut Pahor:

“Ju lutem më lejoni, që me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë, t’ju uroj shumë sinqerisht në emër të popullit slloven dhe në emrin tim personal. Pres me padurim të bashkëpunojmë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira dhe miqësore midis dy vendeve tona, si dhe për një dialog të vazhdueshëm mbi çështjet rajonale dhe ato të komunitetit më të gjerë ndërkombëtar. Sllovenia i kushton një rëndësi të veçantë mbajtjes së një dialogu dinamik dhe dialogu të hapur politik me vendet e Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dhe Shqipëria kanë interesa të njëjta në kuadër të NATO-s, duke kontribuar së bashku për konsolidimin e paqes dhe sigurisë në botë. Përfitoj nga rasti t’ju përgëzoj për progresin që Shqipëria ka arritur në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian, gjë që padyshim është rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Unë besoj se Shqipëria, si një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, do të vazhdojë me përgjegjësi në këtë rrugë dhe për këtë do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë. Ju uroj shumë suksese në kryerjen e detyrës tuaj të re, si dhe përmbushje personale në përballjen e sfidave që ju presin. Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, sigurimet e konsideratës time më të lartë. Sh.T. Ilir Meta President i Republikës së Shqipërisë TIRANË.”

/tvklan.al






Të ngjashme