Presidenti iranian kritikon Trump-in: Muri i Berlinit ka rënë!


Presidenti iranian kritikon Trump-in: Muri i Berlinit ka rënë!

16:52 28/01/2017

Vendimi i Donald Trump për të ashpërsuar masat ndaj emigrantëve myslimanë dhe për të ngritur murin me Meksikën, ka ngjallur reagimin e parë nga Lindja e Mesme.

Në një konferencë në televizionin shtetëror presidenti iranian, Hasan Rouhani, kritikoi urdhrin e Trump dhe tha se koha kur kombet ndërtonin mure ndaj njëri-tjetrit ka përfunduar.

“Sot nuk jemi në një kohë kur popujt ndërtojnë mure. Ata e paskan harruar që muri i Berlinit ka disa vite që  ka rënë,” tha Rouhani.

Edhe pse nuk i përmendi emrin presidentit Trump, Rouhani kundërshtoi vendimet e kreut te Shtëpisë së Bardhë, duke nënvizuar se botës sot nuk i duhen përçarjet.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej më shumë se 37 vitesh. Sidoqoftë rreth 1 milionë iranianë jetojnë në Amerikë, sipas vlerësimeve zyrtare të Teheranit. Në korrik të 2015-ës, dy vendet firmosën marrëveshjen për çarmatimin bërthamor te Iranit./Tv Klan

 






Të ngjashme