Presidenti jugosllav Kostunica viziton Bosnjen – (18 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Presidenti jugosllav Voislav Kostunica, ka vizituar Bosnjen. Kjo është vizita e parë zyrtare e një udhëheqësi jugosllav në Sarajevë, që nga koha e ndarjes së Bosnjes në vitin 1992. Pak kohë më parë ai ishte në Bosnje, por vetëm për të marrë pjesë në një ceremoni rivarrimi të një poeti serb.
Sot Kostunica u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm boshnjak Jadranko Pliç. Të pranishëm në aeroport ishin edhe disa trupa të NATO-s, që u vendosën në Bosnje në 1995. Kostunica deklaroi, se beson se vizita e tij do të ndihmojë në vendosjen e besimit mes Bosnjes dhe Jugosllavisë. Pak kohë më parë dy vendet vendosën marrëdhëniet diplomatike, por Kostunica duket se kërkon më shumë se kaq./tvklan.al