Presidenti Macron pritet të vizitojë Serbinë
Këtë pritje në Paris, Vuçiç ka ndërmend t’ia
kthejë me nderimet e larta. Macron kishte anuluar vizitën e tij në Dhjetor përshkak të protestave. Marion Dautry, prej 4 vitesh, nga Parisi ështëshpërngulur në Serbi.“Interesi i aktorëve ndërkombëtarë dhe Francësdhe BE-së është vazhdimi i dialogut dhe nuk besoj se do të kemi deklarime secila duhet të jetë zgjidhja e duhur për Kosovën, pasi deklarimet kanë qenë qëpalët duhet të gjejnë zgjidhje dhe jo të jetë i imponuar nga një faktor itretë. Besoj se nuk do të ketë lëvizje nga kjo linjë”.
Kjo është përmendorja e miqësisë
serbo-franceze në kalanë e kryeqytetit. Në Luftën e Parë Botërore ishin aletë dheFranca ndihmoi serbët pas kalimit nëpër Shqipëri dhe kthimin e tyre ngaSelaniku. Këtë miqësi e la të hidhur 100-vjetori i luftës, pasi presidentitserb i ishte ndarë vendi që konsiderohej më i keq se sa të atij të presidentittë Kosovës, Hashim Thaçi.Profesori dhe autori i librave si Drama e
Jugosllavisë, Mihailo Crnobrnja ka qenë diplomat dhe drejtues i LëvizjesEvropiane të Serbisë. Franca po merr një rol të rëndësishëm beson, por pakompromis zgjidhjen e sheh të vështirë.“Dyshoj se do tëketë konkluzione të rëndësishme. Macron do të mundohet të bëjë atë për të cilënështë angazhuar publikisht që është të afroj palët për një dialog vendimtar qëduhet të çojë deri tek zgjidhja”.
Franca mori rol për Kosovën në organizimin e
samitit të Berlinit. Takimi Kosovë-Serbi i 1 Korrikut, më vonë dështoi. Përfrancezët si Marion do të ishte mirë nëse Franca sjellë paqe. Por gjithçkaduket e vështirë.“Kur je i huajështë më lehtë t’i shohësh gjërat me distancë dhe më objektive. Por është më evështirë të thuash mjaft me këto marrëzira, pasi kjo çështje është erëndësishme si për Serbinë dhe për Kosovën, pasi zgjidhja do të krijojë njëshembull”.
Serbia e ka të rëndësishme mbështetjen franceze në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Për presidentin serb është megjithatë arritje, që pas dy dekadash personalisht pret homologun nga i cili pret edhe mbështetje për dialogun me Kosovën.
Tv Klan