Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Presidenti mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

12:05 15/04/2020

Situata e COVID-19 në qendër të diskutimit

Presidenti Ilir Meta do të mbledhë për të dytën herë brenda pak javësh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sikundër në të parën mbledhje, edhe kjo e sotmja do të zhvillohet online rreth ores 16:00.

Temë e diskutimit do të jenë masat e marra deri më tani nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe paketat financiare të ndërmarra nga qeveria, së bashku me skenarët  e përballimit të rimëkëmbjes ekonomike.

Krahas Kryeministrit Rama pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare do të jetë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Tv Klan






Të ngjashme