Presidenti Meidani dhe takimi me krerët e institucioneve (23 Nëntor 1999)


Presidenti Meidani dhe takimi me krerët e institucioneve (23 Nëntor 1999)

16:09 23/11/1999

Presidenti Meidani ka mbledhur në selinë e Presidencës krerët e institucioneve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Ai ka kërkuar përmirësimin e marrëdhenieve mes gjyqësorit dhe policisë për shmangien e konfrontimeve. Për të përmirësuar luftën antikrim Presidenti Mejdani njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, theksoi domosdoshmërinë e vërtetimit të akuzave ndaj të ndaluarve nga policia, nga organet e prokurorisë dhe gjykatat.

Një strukturë e veçantë do të përpunojë legjislacionin për gjyqësorin. Kryeministri Meta ka thënë se Kontrolli i Lartë i Shtetit do të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin. Ministri Poçi është shprehur se dëshmitarët në proceset gjyqësore duhet të mbahen larg presioneve./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme