Presidenti Meidani për taminin me Klinton – (21 Qershor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Nesër në Shkup Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani do të takohet për të tretën herë me Presidentin e SHBA Bill Klinton. Klinton do ti ofroj Mejdanit mbështetjen amerikanë për rimëkëmbjen ekonomike sociale të Shqipërisë pas luftës në Kosovë.
Krahas shtimit të pranisë së trupave të Natos në Shqipëri, Klinton do të hap mundësinë e thellimit të partneritetit të Shqipërisë me Aleancën e Atlantikut të Veriut drejt anëtarësimit të plotë në këtë organizatë.
Gazetari:- Zoti President cilat janë mesazhet që do i përcillni Presidentit Amerikan Klinton?
Presidenti Rexhep Mejdani:- “Janë mesazhet të integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në komunitetin demokratik pra në strukturën europiane dhe euroatlantike. Angazhimin dhe prezencën më të madhe të Amerikës në Shqipëri, qoftë civile, qoftë ushtarake, por njëkohësishtë prezencë sa më të fuqishme ekonomike të shteteve të grupit G-7, të SHBA dhe BE për zhvillimin e gjithë rajonit Ballkanik. Zhvillim i cili unë jam i bindur se do të realizoj ato ëndrat tona, por njëkohësish ato ndjenjat, mentalitetet e vjetra do ti bëjë të papërfillshme”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame