Presidenti Mejdani cakton datën e zgjedhjeve lokale (14 Qershor 2000)
Data 1 Tetor mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Presidenti Mejdani pas mbledhjes së parë së Komisionit Qendror të zgjedhjeve i mbetet të dekretojë datat kur do të zhvillohen dy raundet e votimit gjatë muajit Tetor. Këtë e kanë konfirmuar sot këshilltarët e Presidentit Mejdani përpara gazetarëve.
Për emërimet në Komisionin Elektoral, këshilltari politik Vladimir Prela tha se është përmbushur kërkesa kushtetuese që 3 vitet e fundit asnjëri prej anëtarëve të Komisionit Elektoral të mos ishte i angazhuar politikisht. Tani pritet që Parlamenti të zgjedhë anëtarin e shtatë të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve./tvklan.al