Presidenti Mejdani dhe bashkëpunimi me Luksemburgun (6 Qershor 2000)


Presidenti Mejdani dhe bashkëpunimi me Luksemburgun (6 Qershor 2000)

12:41 06/06/2000

Presidenti Mejdani ka vlerësuar sot ecurinë e kontakteve politike dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe Luxemburgut në një takim me zëvendësiministren dhe Ministre e Jashtme e këtij shteti Lida Polker. Mejdani u shpreh se do të ishte në interes të dy palëve prania e investimeve nga Luxemburgu në procesin e privatizimit të sektorëve publikë në Shqipëri. Ai theksoi se në fusha të tilla të metalurgjisë në Luxemburg, Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë.

Gjithashtu me interes të madh në këtë takim u pa mbështetje e projekteve të vogla si ato në rang komune për përmirësimin e sistemit të ujit të pijshëm, infrastrukturës, në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. U ra dakort gjithashtu që përveç bashkëpunimit në këto fusha të shikohet me përparësi dhe bashkëpunimi në fushat e arsimit, të bashkëpunimit të organizatave qeveritare dhe të menaxhimit bankar. Duke iu referuar stabilitetit politik në Shqipëri ai u konsiderua ti faktor kryesor që ndikon në tërheqjen e investimeve të huaja./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme