Presidenti Mejdani dhe kryesocialisti Nano vizitë nëpër familjet e dëshmorëve (29 Nëntor 1999)
Familja e dy heronjve të paharruar të luftës për liri motër e vëlla nga Berati Margarita e Kristaq Tutulani, ka qënë etapa e parë e Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Albert Brojka.
Daja i heronjve Thoma Haxhistasa ka përkujtuar 5 Korrikun e vitit 1943 ku ata u rrethuan nga fashistët italianë dhe një ditë më pas u ekzekutuan ku Margarita ishte 19 vjeç dhe Krisqati vetëm 24 vjeç. Më pas vizita e Presidentit ka vijuar në familjen e dëshmorit Ismail Strazimiri, një familje kjo me tradita patriotike. Bijtë e saj kanë luftuar me pushkë e me penë për lirinë e Atdheut theksoi Presidenti Mejdani.
Kryetari i PS Fatos Nano ka vizituar disa familje dëshmorësh e veteranësh të Luftës Antifashite Nacional Çlirimtare. Pa kontributin tuaj të çmuar iu drejtua Nano veteranit Xhaferr Peçi nuk do të arrinim të festonim këtë 55 vjetor. Vij tek ju sot i është drejtura Nano familjes Peçi jo për tu takuar me njëri tjetrin në një ditë simbol si 29 Nëntori por për të dëshmuar se lufta dhe gjaku për liri mbeten për ne të shenjta dhe angazhimin për ta bërë Shqipërinë Europë.
Nano ka vizituar edhe familjen e dëshmorit Sadi Petrela ku evidentoi shpirtin liridashës të banorëve të kryeqytetit. Ai ka theksuar se lufta antifashiste na bashkoi me Aleancën Antifashiste Botërore që sjell integrimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike./tvklan.al
Gazetarë: Vladimir Lame dhe Ornela Bego