Presidenti Mejdani, Kongresi i Frankofonisë – (1 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shteti Shqiptar do të paraqes nesër zyrtarisht kërkesën për anëtarësimin me të drejta të plota në organizatën e vendeve frankofone. Kongresi i 8-të i Frankofonisë po mbahet në Kanada. Sot pasditë është nsur në drejtim të Kanadasë edhe Presidenti Rexhep Mejdani, ndërkohë që Ministri i Jashtëm Paskal Milo po ndjek prej dy ditësh punimet e Kongresit të 8 të shteteve Frankofone.
Anëtarësimi me të drejta të plota në këtë organizatë do ti ofronte shqipërisë ndihma financiare por edhe mbështetje politike për integrimin në BE. Aktualisht Shqipëria vazhdon të jetë anëtare e Konferencës Islamike, pork jo duket së nuk do të ndikoj që disa prej vendeve afrikane të votojnë nesër pro anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën e Shteteve frengjisht folëse.
Shtimi i vendeve anëtare në këtë organizatë do të ndikonte në zvogëlimin e investimeve që afrikanët e varfër përfitojnë nga zemërgjerësia e Francës apo shteteve të tjera të zhvilluara frankofone./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame