Presidenti Mejdani me Albert Rohan – (1 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajm – Tv Klan 1999
Ka ardhur koha që të nisë zbatimi praktik i Paktit të Stabilitetit në Rajon. Kështu ka deklaruar sot Presidenti Mejdani në takimin me sekretarin e përgjithshëm të punëve të jashtme të Austrisë, Albert Rohan. Presidenti Mejdani ka theksuar se në këtë kuadër duhet të rritet mbështetja ndërkombëtare për zhvillimin e infrastrukturës shqiptare e veçanërisht të rrugëve.
Mejdani i ka kërkuar që krahas ndihmës në arsimin e mesëm profesional të rritet ndihma edhe për arsimin në përgjithësi. Duke u ndalur tek zhvillimet në Kosovë, Mejdani tha se është mjaft e domosdoshme bashkëjetesa mes vetë forcave politike shqiptare.
Rohan nënvizoi se aktualisht në Kosovë është e domosdoshme rritja e përfshirjes së qytetarëve vendas në qeverisje. Sekretari i Përgjithshëm i Punëve të Jashtme të Austrisë Rohan ka takuar sot edhe Kryeministrin Ilir Meta./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego