Presidenti Mejdani me klerin katolik – (8 Shkurt 1999)


Presidenti Mejdani me klerin katolik – (8 Shkurt 1999)

16:37 08/02/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Takimi i Rambujesë është shanci historik që u paraqitet shqiptarëve dhe serbëve për të vendosur paqen në Kosovë. Presidenti Mejdani ka takuar sot në mesditë njerëzit e selisë së shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, nuncin apostolik Xhovani Bulatis, arqipeshkun Don Rrok Mirdita dhe klerik të tjerë.

Presidenti Mejdani ka vlerësuar inisiativat e Vatikanit për marrëveshjen shqiptaro-serbe për arsimin në Kosovë. Klerikët e lartë të Vatikanit, i kanë përsëritur presidentit Mejdani kërkesën për hapjen e universitetit katolik në Tiranë. Ata kanë siguruar presidentin se brenda vitit 2000 do të përfundoj ndërtimi i spitalit “Nënë Tereza” në hyrje të Tiranës./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme