Presidenti Mejdani në Konferencën e Decentralizimit – (16 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Fjalimi i Presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani në Konferencën Kombëtare “Për Decentralizimin dhe Autonominë Vendore”.
Presidenti Rexhep Mejdani:- “Viti që vjen do të jetë viti i zgjedhjeve të pushtetit vendor. Pa dyshim që fushata për të do të jetë një garë politike, por do të jetë sidomos një garë e programeve dhe pjekuri politike. Ekipet e reja drejtuese që do të vijnë do të kenë përpara një platformë, një strategji, e cila shmang emocion e rivalitetin politikë dhe vendos në vend të tyre interesat e përbahkëta. Kam bindjen e plotë se triptika Shtet, Kolektivitet vendor dhe qytetar, përbëjnë zemrën e suksesit të shoqërive demokratike. Ajo bënë të mundur pajtimin e konkurencës e të garës ekonomike, në koezionin shoqëror. Ndërtimin e të ardhmes e ruajtjen e traditës. Konsolidimin e memories kolektive, zhvillimin e rajoneve dhe mbrojtjen e pasurive natyrore e njerëzore”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame