Presidenti Mejdani për dialogun politik (12 Nëntor 1999)


Presidenti Mejdani për dialogun politik (12 Nëntor 1999)

15:42 12/11/1999

Dialogu politik në Shqipëri ekziston jo vetëm në nivelin e njerëzve që bëjnë politikë në kryeqytet por është i shtrirë edhe në mjediset lokale. Këtë pikëpamje Presidenti Mejdani e ka parashtruar në takimin vjetor të gazetarëve frankofonë. Shqipëria është anëtarja më e re e vendeve frankofone.

Rexhep Mejdani: Unë kam besim që një media e lirë demokratike por në mënyrë të veçantë civile mund t’i shërbejë zhvillimit normal të Shqipërisë, krijimit të shoqërisë civile por në mënyrë të veçantë mund t’i shërbejë një klime të re në Ballkan që do të jetë klima e integrimit të Ballkanit në mënyrë të plotë drejt Europës demokratike.

Gazetari: Zoti President si do e nxisni ju dialogun politik në Shqipëri?

Rexhep Mejdani: Unë do thoja që ky dialog ekziston dhe ju mjafton të dilni nga Tirana, sepse s’është vetëm Tirana Shqipëria, e do shikoni që ky dialog është real, është konkret, nëpërmjet realizimit të detyrave konkrete në të gjithë nivelet e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme