Presidenti Mejdani për sulmet serbe në Veri – (13 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Forcat e armatosura shqiptare ti përgjigjen me rreptësi dhe zjarr çdo shkelje të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Ky është urdhëri i prerë i këshillit të sigurimit kombëtar, i mbledhur me urgjencë nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura shqiptare Rexhep Mejdani, pas sulmeve të ushtrisë serbe ndaj postës kufitare të Kamenicës në Tropojë.
Pas raportimit të hollësishëm nga Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga, Ministri i Rendit Koçi dhe shefi i SHIK-ut Klosi, këshilli i sigurimit kombëtar ka diskutuar mbi masat për të shpallur provokacionet serbe që duan të fusin në luftë Shqipërinë.
Ndërkohë qeveria shqiptare bazuar në angazhimin e saj kushtetues për të garantuar sovranitetin e Shqipërisë ka deklaruar se do tju përgjigjet provokacioneve të palës serbe.
Kabineti Majko siguron se në çdo moment institucionet dhe forcat e armatosura janë të gatshme të përballojnë më gjakëftohtësi dhe vendosmëri provokimet e palës serbe duke garantuar paprekshmërinë e Shqipërisë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame