Presidenti Mejdani pret kryeministrin italian Amato – (28 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Shqipëria është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon. Presidenti Mejdani në takimin me kryeministrin italian, Xhuliano Amato, vlerësoi ndihmesën e Italisë në këto vite, për ekonominë shqiptare. Trafiqet kanë karakter ndërkombëtar, tha Presidenti Mejdani, duke i kërkuar bashkëpunim të ngushtë në luftën në tokë dhe në det ndaj trafikantëve.
Amato vuri në dukje ecurinë e projekteve të Paktit të Stabilitetit, të cilat sipas tij do të nxisin zhvillimin ekonomik të rajonit, të Europës Juglindore. Italia dhe Shqipëria përkrahin praninë e NATO-s në Kosovë, si garanci për frenimin e konflikteve të reja etnike./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame