Presidenti Mejdani pritje në Pallatin e Brigadave për festat e Pavarësisë (28 Nëntor 2000)
Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani ka zhvilluar pritjen zyrtare tradicionale për festën kombëtare të 28 Nëntorit në Pallatin e Brigadave. Përfaqësuesit e opozitës shqiptare e kanë refuzuar edhe këtë ftesë, ndërkohë që të pranishëm kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë Meta, lideret e koalicionit Aleanca për Shtetin, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, komunitetet fetare, biznesmenë shqiptarë dhe të huaj si dhe përfaqësues të medias.
Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Rexhep Mejdani i uroi të gjithë shqiptarëve, gëzuar festat e 28 dhe 29 Nëntorit.
“Në ekzistencën e një shteti demokratik është i domosdoshëm ndërtimi i një shoqërie të lirë dhe civile, por nuk janë vetëm institucionet që e bëjnë këtë shoqëri të lirë dhe demokratike, por është shumë më tepër sjellja e njerëzve që e formojnë këtë shoqëri.”/tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora