Presidenti Mejdani takim me Delegacionin e Këshillit Europian (26 Shkurt 1999)


Presidenti Mejdani takim me Delegacionin e Këshillit Europian (26 Shkurt 1999)

13:25 26/02/1999

Këshilli i Europës i rikujton Presidentit Mejdani, një prej kushteve të vendosura prej tij, pezullimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Presidenti Mejdani ka njohur delegacionin monitorizues të Komunitetit Europian me opinionin që ekziston brenda vendit në lidhje me këtë problem delikat për të gjetur kështu një zgjidhje të pranueshme.

Në takimin e sotëm Presidenti Mejdani ka nënvizuar rolin e shoqërisë civile në zbutjen e konfliktualitetit në jetën politike duke cilësuar dialogun brenda institucioneve si rruga më e mirë për t’i shërbyer vendit. Delegacioni Europian ka rikonfirmuar ndihmën për forcimin e institucioneve dhe stabilitetin e Shqipërisë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme