Presidenti Mejdani takim me përfaqësues të Diasporës (17 Maj 1999)


Presidenti Mejdani takim me përfaqësues të Diasporës (17 Maj 1999)

12:24 17/05/1999

Forcimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe kontributi i Shtetit Shqiptar në këtë drejtim ka qënë sot në qendër të bisedimeve të Presidentit Mejdani me një përfaqësi të Diasporës Shqiptaro-Amerikane, ndër ta dhe drejtues të Fondacionit “Vendlindja Thërret” financues kryesor i UÇK-së.

Mejdani ka cilësuar mjaft të rëndësishëm nxitjen e mendimit intelektual shqiptar drejt mbështetjes së luftëtarëve të UÇK-së. Në këto momente, tha Mejdani, është e rëndësishme të mos krijohet mjegull me deklarata të papërgjegjshme, nga individë apo grupe të caktuara jashtë vendit por duhet të bëhen përpjekjet për ruajtjen e kohëzionit të faktorit shqiptar sipas marrëveshjes së Rambujesë.

Sa më pak pikëpyetje dhe mjergullnaja në ato që bëjnë dhe deklarohen ka përfunduar Mejdani, aq më efektivë bëhen përpjekjet për zgjidhjen e çeshjtes së Kosovës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme