Presidenti meksikan propozon legalizmin e marijuanës


Presidenti meksikan propozon legalizmin e marijuanës

12:32 22/04/2016

Meksika po shqyrton një propozim për të legalizuar marijuanën, për qëllime mjekësore por edhe lehtësimin e kufizimeve, për përdorim personal të drogës.

Është pikërisht Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, që ka propozuar këtë ndryshim, i cili përfshin rritjen e sasisë që mund të bartin përdoruesit nga 5 gramë që është aktualisht, në 28 gramë.

Ky i fundit ka thënë thënë se do ta dërgojë propozimin në Kongres.

“Vendi ynë ka vuajtur, si pak vende të tjera, efektet e këqija të krimit të organizuar, të lidhur me trafikun e drogës”, ka thënë Pena Nieto./tvklan.al

 






Të ngjashme