Meta dekreton mbylljen e basteve
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi ndryshimet në ligjin që parashikojnë mbylljen e basteve sportive nga 1 Janari.
Ligji u miratua në seancën e datës 25 Tetor me 75 votat e deputetëve të mazhorancës.
Me këtë ndryshim, ekzekutivi synon t’i japë fund këtij aktiviteti, 5 vjet pas operacionit “Fundi i Marrëzisë”, i cili jo vetëm nuk e goditi fenomenin, por rezultoi me shtimin e pikave të basteve sportive.
Ndërsa kazinotë elektronike, ashtu siç parashikon ligji aktual, do të zhvendosen në hotelet me 5 yje.
Tv Klan