Presidenti Meta dekreton ministren e re të Arsimit
Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Evis Kushin si ministren e re të Arsimit.
Vetëm pak minuta më parë, Kryeministri Edi Rama i dërgoi Presidentit emrin e ministres Kushi për dekretim.
Kreu i shtetit kishte 7 ditë afat për të dekretuar ministren e re, por kanë mjaftuar vetëm disa minuta që Presidenti Meta të firmoste dekretin për marrjen e detyrës nga Evis Kushi si ministre e Arsimit.
Deputetja socialiste Evis Kushi u emërua në këtë detyrë nga Kryeministri Edi Rama ditën e hënë. Ajo zëvendëson në këtë post Besa Shahinin. /tvklan.al