Presidenti Meta: Mbështesim sulmet ushtarake të Perëndimit ndaj Sirisë


Presidenti Meta: Mbështesim sulmet ushtarake të Perëndimit ndaj Sirisë

10:17 14/04/2018

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetjen për sulmet ushtarake të Perëndimit në Siri.

Në një njoftim nga zyra e shtypit të Presidencës, thuhet se kreu i shtetit shqiptar është në krah të vendeve aleate dhe mbështet vendosmërinë e Presidentit amerikan Donald Trump për të shkatërruar armët kimike.

“Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”

, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Franca nisën gjatë natës sulmet ajrore me raketa ndaj regjimit të Presidentit sirian Bashar Al Assad, për të shkatërruar depot e armëve kimike të qeverisë.

/tvklan.al






Të ngjashme