Presidenti Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Perusë


Presidenti Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Perusë

18:04 06/02/2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Perusë, Luis Fernando Augusto Sandoval Davila.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe theksoi nevojën e një fokusi më të madh në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, por edhe në fushën e bashkëpunimit kulturor.

"Ka ardhur koha që të finalizohen marrëveshje dypalëshe dhe të konkretizohet bashkëpunimi në këto fusha",

nënvizoi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu se, midis dy vendeve duhet nxitur më tej tradita e mirë e mbështetjes reciproke dhe e bashkëpunimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në organizatat e tjera ndërkombëtare.

/tvklan.al






Të ngjashme